HMD Global debuton me Nokia 7 Plus

Pas shumë rrjedhjeve online, Nokia e ka bërë zyrtar modelin e ri të telefonit Nokia 7 Plus në Kongresin Botëror Mobil që po mbahet në Barcelonë.
HMD Global do ta sjell këtë model në tregjet e caktuara të Evropës për një kosto që arrin në €399.
Nokia 7 Plus është një përditësim i lehtë i Nokia 7 dhe versioni i parë i kompanisë me cilësinë e ekranit në 18:9, Full HD+ me diagonalen prej 6” në IPS LCD dhe trupin prej alumini.
Nokia 7 Plus vjen me Android One, platformën e dedikuar të Google për telefonat mesatar.