Hleb bëhet pishman për kohën te Barcelona: Zihesha shumë me Guardiolan, duhej të ulja kokën dhe të punoja
Ikona bjelloruse e futbollit, Alexander Hleb, ka dhënë disa komente për një pjesë të ndritur të karrierës së tij.
Hleb ka thënë se transferimi i tij te Barcelona ishte një arritje shumë e madhe, por qasja e tij atje ishte e gabuar.
Lojtari ka bërë të ditur se zënkat e shpeshta me Guardiolan e kanë dëmtuar shumë atë, por tani është pishman për to.
“Në kohën e Barcelona-s jam zënë shumë me Guardiolan”, ka pranuar Hleb, përcjell Periskopi.
“Por ai më ka fyer. Për këtë arsye i kam thënë shpesh ‘Më kërkove, më deshe këtu, por luaj pak’”, fjalët e ish-lojtarit që ishte titullar tek Arsenali i Wenger, para se të shkonte në Spanjë, shtoi bjellorusi.
“Tani e kuptoj se kam qenë budalla. Isha te skuadra më e fortë në botë, me lojtarët më të fortë në botë. Duhej vetëm të duroja, të kafshoja gjuhën dhe të tregoja në fushë vlerën time. Të punoja dhe të mos ankohesha”, ka thënë mes tjerash ish mesfushori ofensiv.
Hleb bënte bujë të madhe pas paraqitjeve spektakolare me Stuttgart dhe Arsenal, por te Barcelona e artë kurrë nuk arriti potencialin e tij maksimal. /Periskopi/