Historike: Tri gjyqtare do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen vendimtare të Gjermanisë
Gjermania do të kërkojë fitoren e parë në Kupën e Botës pikërisht ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e fundit në grup, që do të vendosë edhe skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën e Katar 2022.
Sfida me Kosta Rikën do të luhet mbrëmjen e 1 dhjetorit, ndërsa FIFA ka zbuluar sot edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Bëhet fjalë për një përzgjedhje historike, pasi për herë të parë në një Kupë Bote, treshja e arbitrave janë femra.
Kryesore do të jetë francezja Stephanie Frappart, e cila do të ketë si asistente brazilianen Nueza Back dhe meksikanen Karen Diaz Medina, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Said Martinez nga Hondurasi./ss