Historike: Shkencëtarët suedezë e gjermanë zbulojnë ‘GPS’-ët te sytë e shpezëve
Një prej mistereve më të mëdha ishte edhe ai se si shpendët arrijnë ta kuptojnë se kur dhe ku duhet të fluturojnë për të ikur nga dimri dhe për t’u kthyer sërish në pranverë.
Për katërdhjetë vjet, shkencëtarët e kanë ditur se shpendët disi kishin një sens të fushës magnetike të tokës dhe mund të navigonin atë. Por, nuk kishin mundur ta dinin se si e bënin një gjë të tillë,deri tash.
Dy ekipe së fundi kanë identifikuar që shpendët në të vërtetë mund ta vizualizojnë magnetosferën, shkruan BigThink, përkthen Periskopi.
Njëri studim vjen nga Universiteti i Oldenburgut në Gjermani, ku hulumtuesit kanë studiuar gushëkuqët evropianë. Një tjetër është bërë në Universitetin e Lundit në Suedi, ku shkencëtarët kanë ekzaminuar zogjtë “Zebra finches”.
Në fund të viteve ’60, Klaus Schulten i Universitetit të Illionisit kishte propozuar teorinë se kafshët migruese, përfshirë shpendët, duhet të përmbanin një lloj molekule të caktuar në sytë apo trurin e tyre si përgjigjje për fushën magnetike.
Dhe tashmë provat e kanë mbështetur këtë teori. Studimet e të dyja ekipeve janë fokusuar në një klasë protesinash që njihen si kriptokrome.
Të dyja ekipet gjetën se kishte një tip të veçantë të proteinave kriptokrome në retinat e zogjve të tyre, të njohura si Cry4, e të cilat janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kaltër të çelët. Sidoqoftë, kjo është e para herë që receptorët magnetikë janë zbuluar te kafshët. /Periskopi