Historike, në Amerikë lind fëmija i dytë pas transplantimit të mitrës nga nëna
Mjekët kanë sjellur fëmijën e dytë amerikan të lindur nga një grua pas një transplantimi të mitrës nga një dhurues i gjallë.
Vajza e vogël u lind në shkurt nëpërmjet prerjes cezariane që peshonte 2.92 kg, pa komplikime, në Qendrën Mjekësore të Universitetit Baylor në Dallas, Texas, konfirmoi mjekët sot, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Nëna, e cila nuk është identifikuar, ka lindur pa mitër për shkak të një sindromi të quajtur Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH), që do të thotë se ajo gjithmonë mendonte se shtatzënia dhe lindja nuk ishin një opsion për të.
Megjithatë, kjo ndryshoi kur ajo u bë një nga tetë gratë e zgjedhura për të marrë një mitër nga një donator – si pjesë e përpjekjes novatore të Baylor në vitin 2016.
Ndërsa katër pësuan komplikime që çuan në heqjen e tyre, kjo është e dyta e cila ka pasur sukses në një operacion të jashtëzakonshëm.
“Ishte fantastike,” tha dr. Robert Gunby, drejtor obstetrik për “Daily Mail Online” të martën./Periskopi/