Historike: Kiana Kryeziu bëhet skitarja e parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore
17-vjeçarja nga Kosova, do të jetë femra e parë që reprezenton Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ajo ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022.
Kryeziu të premten e ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.
Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit i ka uruar suksese Kianës dhe gjithë komunitetit të skitarisë.