Historia virale e fotos perfekte të propozimit: I panjohuri i bën super dhuratën çiftit

Historia virale e fotos perfekte të propozimit: I panjohuri i bën super dhuratën çiftit

Një fotograf amerikan ka shkrepur foton perfekte në çastin perfekt. Gjatë kohës që bashkë me shokët e tij po vizitonin një nga parqet më të famshme të Los Angeles-it, vuri re se aty mes malesh, po ndodhte një propozim.

Dhe meqë rreth e qark nuk pa asnjë fotograf tjetër, i shkrepi disa foto nga momenti special për t’ua dhënë më pas si kujtim çiftit. Sapo mbaroi fotot, vrapoi drejt tyre për t’ua treguar, por më kot. Kishin ikur që aty dhe nuk kishte asnjë informacion tjetër rreth tyre përveç atyre fotografive.

24-vjeçari i postoi në Tëitter me shpresën që të zotët e fotos ta gjejnë.

“E shkrepa këtë në parkun ndërkombëtar Yosemite, në 6 tetor.”- shkruan ai.

Fotoja, e cila për hir të së vërtetës është gati magjike u bë virale, aq shumë sa çifti u identifikua.

Dyshja, më shumë të emocionuar që tani do të ruanin fotot si kujtimin më të veçantë, falenderuan djalin që kapi momentin më të bukur.

“Nuk e besoj dot që propozimi ynë është bërë kaq viral. Do të donim shumë të të takonim një ditë.”- shkruan vajza, teksa njofton ‘fansat’ e papritur se dasma e tyre do të zhvillohet në prill të këtij viti në Malibu, California.

Shpërndaje në: