Historia e vajzës që arriti të mposhte anoreksinë dhe të rifillonte jetën nga e para falë Instagramit

Historia e vajzës që arriti të mposhte anoreksinë dhe të rifillonte jetën nga e para falë Instagramit

Për 22-vjeçaren britanike Emelle Lewis, beteja me anoreksinë është një ndër betejat më të vështira të jetës së saj dhe njëherazi një ndër arritjet e saj më të mëdha. Gjithçka nisi kur ajo ishte 15-vjeç, një fazë delikate kur filloi të ndihej e shëndoshë, e shëmtuar dhe të ishte viktimë e bullizmit në shkollë. Në këtë periudhë Emelle filloi të shfaqte edhe çrregullimet e para të ushqyerit. ‘’Ndihesha e vetmuar, kisha frikë se askush nuk do të më pranonte nëse nuk arrija të humbja peshë dhe mund të mbetesha vetëm. Sa herë që shihesha në pasqyrë urreja çdo pjesë të trupit dhe doja të zhdukja çdo centimetër të tij.

Hoqa dorë nga çdo gjë dhe fillova të haja vetëm krunde, humus dhe biskota me miell orizi. Fillova të përshtatesha me këtë gjendje të re dhe të kërkoja të humbja gjithmonë e më shumë peshë. Ndjeja dhimbje sidomos kur kisha ftohtë. Pika e kthesës ndodhi kur teksa isha shtrirë në krevat ndjeva se mund të vdisja. Për herë të parë u ndërgjegjësova që nuk kisha bërë asgjë në jetën time dhe nuk doja që njerëzit të më kujtonin kështu. FIllova të ndiqja disa llogari në Instagram të vajzave që kishin arritur të mposhtnin anoreksinë dhe të konsultohesha me një mjeke dietologe. Ndryshova qëndrim lidhur me ushqimin. Ishte shumë e vështirë, por pas një trajtimi 2-vjeçar ia dola. Tani ha gjashtë vakte në ditë dhe shkoj rregullisht në palestër.”
anos

”Nuk ka qenë një udhëtim i lehtë. E kam lënë trajtimin disa herë në mes, pasi nuk mundesha dot më, por sërish gjeja fuqi brenda vetes për ta rifilluar. Kapërcimi i kësaj sëmundjeje më ka bërë një person më të fortë mendërisht. Tani e shoh botën ndryshe. Tani e dua trupin tim për atë që është dhe jo për atë që shet televizioni, bota e modës apo vetë shoqëria njerëzore.”./Daily Mail

granza

Shpërndaje në: