Historia e shkurtër e flamurit të LDK-së që Vjosa Osmani e vuri në presidencë
Vjosa Osmani-Sadriu ka pranuar sot detyrën si presidente e vendit derisa krahas flamujve shtetëror valëviteshin edhe flamujt e “LDK”-së së pasluftës. Cila është historia e këtij flamuri?
Vjosa Osmani kishte bërë bujë kur e kishte vendosur këtë flamur edhe në shkresa zyrtare të presidencës, një gjë që ishte parë me të keq nga kritikët e saj.
Flamuri në fjalë ishte prezantuar më 29 tetor të vitit 2000 nga ish presidenti Ibrahim Rugova dhe ishte quajtur “Flamuri i Dardanisë”. Ngjyra e tij ishte e kaltër e mbylltë – që nuk dihet se çka simbolizon e mbishkruar me një unazë të artë. Brenda diskut të kuq është një shqiponje shqiptare. Shqiponja mban një fjongo me legjendën “Dardania” të shkruar, përcjell Periskopi.
Ky flamur nuk kishte fituar shumë popullaritet në atë kohë. Përveç popullit, ai nuk ishte aprovuar as nga ndërkombëtarët dhe kështu kishte mbetur flamur i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], e të cilët vazhdojnë ta përdorin sot e kësaj dite.
Kosova ishte shpallur shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt të vitit 2008, dhe Kosova ishte bërë me një flamur të ri që valonte krahas flamurit kombëtar shqiptar për të përcaktuar identitetin shtetëror e kombëtar të shqiptarëve të Kosovës.