Historia e shkurtër dhe e mbrapsht e Listës Vjosa: Si nisi dhe pse shpërthyen aq fort pakënaqësitë?

Historia e shkurtër dhe e mbrapsht e Listës Vjosa: Si nisi dhe pse shpërthyen aq fort pakënaqësitë?

Në Listën Vjosa [ose “Guxo”] kanë shpërthyer në mënyrë të papritur pakënaqësi e përçarje të hapura që nxjerrin në shesh gjithë historinë që nisi mbrapsht dhe po bitiset edhe më mbrapsht. Cila është kjo histori?

E gjitha nisi vitin e kaluar me mos-pajtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] me Vetëvendosjen për çështjen e “Reciprocitetit”.

Partia që udhëhiqej në atë kohë nga Isa Mustafa nuk mund ta duronte presionin e madh amerikan për të mos vendosur “Reciprocitetin” që po ndalte rinisjen e dialogut me Serbinë, dhe kjo i krisi relacionet me partnerin e saj qeveritar Vetëvendosjen.

Rrena me Reciprocitetin

Qeveria u prish, Vjosa Osmani u bë me Vetëvendosjen, u formua koalicioni LDK-AAK-Nisma, e kështu me radhë.

Në atë kohë, Vjosa Osmani ishte Kryetare e Kuvendit të Kosovës, dhe për shkak të qëndrimit të saj kundërshtues ndaj “Reciprocitetit” u distancua nga partia e saj, LDK-ja. Osmani akuzoi partinë e saj se po shkelte premtimin elektoral dhënë qytetarëve.

“Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.”

Kujtojmë që të njëjtin premtim elektoral për “Reciprocitet” e ka dhënë Albin Kurti me Vetëvendosjen dhe me “Listën Vjosa” brenda por ai është shkelur.

“Vendosja e Reciprocitetit është çështje ditësh e javësh, dhe kurrsesi muajsh,” – kishte thënë Albin Kurti në TV Dukagjin që në anën e djathtë të tij e kishte Vjosa Osmanin.

Vjosa Osmani do të merrte 300 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit për t’u bërë personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë brenda Vetëvendosjes. Më pas, më 4 prill 2021, ajo do të zgjidhej presidente e Republikës së Kosovës në një proces të dyshimtë ku shumë deputetë ndërruan anën e tyre.

Presidenca si seli e partisë

Pasi presidenti i Kosovës deri më 5 nëntor 2020, Hashim Thaçi, u desh të jepte dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja, në zyrën e Presidencës u fut Vjosa Osmani. Siç thamë, ajo ishte Kryetare e Kuvendit, dhe ky pozicion i garantonte detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes.

Por, ajo që do të bënte Vjosa Osmani në presidencë do të ishte shumë e shëmtuar. Ajo u akuzua nga akterë të shoqërisë civile se e kishte shndërruar zyrën e presidencës në seli të partisë së saj që po mësynte ta hapte.

“Vjosa e ka vënë Presidencën në shërbim të fushatës zgjedhore. Sot negociatat me Kurtin i bëri në Presidencë, kurse protokolli i Presidencës është parë duke e organizuar nënshkrimin e marrëveshjes. Çfarë keqpërdorimi i gërditshëm!” – shkruante analisti Fitim Salihu në atë kohë.

Më poshtë keni edhe Balton Dërgutin me të tjerë bashkë-partiakë në Presidencë, zotriun e nderuar që i ka dalë kundër vendimit të qendrës së Listës Vjosa për të garuar bashkë me Vjosa Osmanin.

Por, dega në Ferizaj nuk është e vetmja që nuk po pajtohet me vendimet e marra në mënyrë të dyshimtë nga qendra e Listës Vjosa.

Përveç Ferizajit, pakënaqësi të hapura janë shprehur në Vushtrri, Istog, Gjakovë dhe Kamenicë.

Në mesin e të pakënaqurve është edhe z. Nasuf Bejta, i cili u propozua për kandidat për president sa për të plotësuar kushtin e Kushtetutës më 4 prill në mënyrë që Vjosa Osmani të bëhej presidente.

Besohet që Lista Vjosa tashmë udhëhiqet nga shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz. /Periskopi

Shpërndaje në: