Historia e pabesueshme e 24-vjeçares: Përmes nuhatjes arrin të kuptojë nëse dikujt i ka ardhur vdekja

Periskopi.com SOK

Quhet Ari Kala, është 24 vjeç dhe emri i saj po bën xhiron e botës pasi ka pohuar se arrin të kuptojë përmes nuhatjes nëse dikush do vdesë së shpejti. 

E intervistuar nga gazetarët e ”Metro” vajza australiane ka treguar se e ka ndjerë dhuntinë dhe e ka vënë në zbatim kur ishte vetëm 12 vjeçe. Një ditë para se xhaxhai i saj të vdiste ajo i kishte treguar nënës së kishte ndjerë një aromë të çuditshme tek xhaxhai, aromë vdekjeje dhe fatkeqësisht ashtu ndodhi, të nesërmen pas shkollës, ajo dhe prindërit e saj e kishin gjetur të pajetë.

“Ishte një aromë që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Më vonë e kuptova se kishte lidhje me vdekjen. Që me xhaxhanë tim unë kam zhvilluar aftësitë dhe përjetoj të njëjtën gjë kur iu afrohem njerëzve me sëmundje terminale ose shumë të moshuar”, -thotë Ari.

Ajo thotë se është munduar t’i injorojë këto dhunti pasi ndikojnë në jetën e përditshme, por pasi kuptoi se nuk arrinte dot të shkëputej, vendosi t’i pranonte. Ari Kala po ndihmon njerëzit me sëmundje terminale të cilët i përgatit në mënyrën më të lehtë apo suportuese të mundshme për vdekjen që e kanë pranë, shkruan Tiranapost. “Më kanë ardhur shumë njerëz dhe unë në disa raste nuk iu kam treguar se do vdisnin, vdekjen e tyre e kam ditur dhe ashtu ka ndodhur”.

Kala u largua nga puna si sekretare ligjore në Sidney, Australi, dhe ka hapur një qendër për të mësuar gratë se si të përdorin aftësitë e forta psikike. Në fund të intervistat ajo thotë: Të gjithë kanë aftësi por ata thjesht nuk dinë si ti përdorin dhe nuk u kushtojnë rëndësi.

”Që kur isha fëmijë arrija të kuptoja emocionet e njerëzve. Njerëzit me shihni si çuditshëm sepse e ndjenin fuqinë time, por fundja unë jam sot tepër e vlerësuar. E pranoj se kam humbur disa miq dhe familjen për shkak të dhuntisë time, por nuk mund të lejoja asnjë të më pengonte të bëja atë që ndjeja, për atë që kam lindur.”, -përfundoi ajo.

Shpërndaje në: