Historia e Leotrimit të vogël që preku të gjithë – Isak Neziri nis iniciativa për ndarjen e bursave me emrin e tij

Historia e Leotrimit të vogël që preku të gjithë – Isak Neziri nis iniciativa për ndarjen e bursave me emrin e tij

 

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka bërë të ditur se ka nisur iniciativën për ndarjen e pesë bursave për fëmijët në nevojë nga Komuna e Skenderajt.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Neziri përmes një shkrimi në platformat e tij në rrjete sociale, duke shtuar se fton edhe afaristët tjerë që të i bashkohen kësaj iniciative.
Neziri këtë nismë të tij e ka bër ëtë ditur pas takimit me nënë Shukrije Ahmetin, nënën e Leotrim Ahmetit që u vra nga në moshën 7 vjecare nga serbët më 1 shtator 1998.
Në përvjetorin e 25-të të çlirimit të Skenderajt, u përurua edhe skulptura e tij në sheshin e Skenderajt.

Neziri ka thënë se përurimi i shtatores së tij është kthyer në një thirrje të përheshme që ta duam Kosovën dhe të punojmë fort për të.

“Historia e Leotrimit të vogël na ka tronditur të gjithëve. Përjetimi i tij në statujë në qytetin e Skenderajit është kthyer në një thirrje të përhershme për ne – ta duam dhe të punojmë fort për Kosovën”, teksa njoftoi tutje për krijimin e iniciativës simbolike për ta mbajtur të gjallë kujtimin e Leotrimit.

“Duke e ndjerë shpirtërisht, sot me nënë Shukrije Ahmetin e nisëm një inciativë simbolike për ta mbajtur gjallë kujtimin e Leotrimit që nuk e përfundoi kurrë shkollën. Nisëm iniciativën për ndarjen e 5 bursave për fëmijët në nevojë nga Komuna e Skenderajit. Shfrytëzoj rastin t’i ftojë edhe afaristët e tjerë, njerëzit vullnetmirë ti bashkohen kësaj inciative për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tij. E falendërojë nënën dhe familjen Ahmeti që besoi te kjo inicativë”, ka thënë Neziri.

 

 

Shpërndaje në: