Historia e ballkoneve që nga antika e deri te rëndësia e tyre e re në kohën e pandemisë së koronavirusit
Ballkonet janë krijuar gjithmonë për të mahnitur dhe frymëzuar masat. Por gjatë kësaj kohe pandemie ato kanë marrë një rëndësi të re.
Në muajt e fundit, italianët dhe popujt e tjerë në mbarë botën po qëndrojnë në karantinë dhe po shfrytëzojnë ballkonet e tyre për të kënduar dhe për të duartrokitur punëtorët mjekësorë, në përpjekje për të rritur moralin kolektiv të vendit.
Dhe këto praktika janë përhapur në të gjithë botën tani, pasi më shumë se gjysma e popullsisë së planetit po qëndrojnë të mbyllur.
Njerëzit në mbarë botën kanë mbajtur koncerte të improvisuara në ballkon për fqinjët e tyre të karantinuar dhe ballkonet e tarracat janë duke shërbyer si një burim shprese.
Megjithatë, përkundër rëndësisë kulturore, ballkonet, këto platforma antike janë përdorur prej kohësh për të mahnitur, unifikuar dhe frymëzuar masat, shkruan BBC përcjell Periskopi.
Mbi të gjitha, një nga skenat më të famshme dhe romantike në letërsinë perëndimore, ‘Romeo dhe Xhuljeta’ e Shekspirit, është luajtur në një ballkon.
Dhe është një ballkon në Vatikan ku Papa ende bekon miliona besimtarë çdo të diel.
Ballkonet kanë qenë një element arkitektonik për mijëra vjet dhe rolet e tyre kanë evoluar për tu përshtatur me kulturat dhe zakonet vendore ndër shekuj.
Kështu arkeologu urban, Mary Shepperson, sugjeron që ballkonet mund të datojnë që nga 3000 vjet p.e.s në Iran, ku Mesopotamasit e lashtë ndërtuan për të bërë hije në mënyrë që të mbrohen nga dielli.
Ndërsa evoluuan ballkonet, modelet e tyre u bënë më të hollësishme. Duke filluar nga Mesjeta, ballkone të mbyllura me mashrabiya u ndërtuan në pjesën më të madhe të botës arabe për të lejuar banorët të shijojnë flladin e freskët, ndërsa respektojnë ligjet islamike të intimitetit.
Kurse në Rilindje, ballkonet e balustruara u bënë një pjesë e shumë ndërtesave italiane. /Periskopi.