Historia e 23-vjeçares që humbi 47 kg pa shkuar tek asnjë dietolog: “Ia dola, askush nuk mund të tallet tani me mua”

Historia e 23-vjeçares që humbi 47 kg pa shkuar tek asnjë dietolog: “Ia dola, askush nuk mund të tallet tani me mua”

Disa kilogramë më shumë të fituar gjatë festave të fundvitit, pantallona dhe këmisha që nuk ju mbërthen si më parë, pa harruar edhe provën e kostumit të banjës…e dimë, të gjithë ndihemi nën presion kur bëhet fjalë për peshën. Mirëpo kur kjo e fundit kthehet në një rrezik për shëndetin, duhet shumë vullnet dhe forcë brenda vetes për t’ia dalë mbanë. Në rastin e Giulia Sirchia-s, mbipesha ishte gjithashtu një arsye për të rënë pre e bullizmit, sidomos gjatë viteve të shkollës së mesme. Vajza italiane kujton se filloi të shtonte peshë sidomos pas moshës 15-vjeçare, periudhë në të cilën filloi të abuzonte me ushqimin dhe të mos merrej me aktivitet fizik.

‘’Kur isha 16-vjeç, peshoja 79 kg. Ndërkohë që shoqet e mia filluan të dilnin për herë të parë me djem dhe të shkonin nëpër festa, për mua nuk kujtohej askush. Asnjë shoqe nuk më afrohej, talleshin me mua për shkak të peshës, madje në shumë raste më detyronin të haja ushqimin e tyre, duke më poshtëruar në sy të të gjithëve. Ngushëllimi im i vetëm ishte ushqimi, ishte i vetmi moment kur dikush nuk më gjykonte. Kishte raste që haja deri në 8-9 herë në ditë sidomos ëmbëlsira, ushqime fast-food dhe pizza. Në moshën 18-vjeçare arrita plot 100 kilogramë dhe fillova të ndjeja problemet e para me frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut. Ndihesha e lodhur, nuk arrija do të përqendrohesha dhe nuk më punësonte askush për shkak të peshës.’’-rrëfen 23-vjeçarja nga Palermo, e cila sot peshon 53 kg.

Përveç problemeve fizike, Giulia filloi të shfaqte edhe psikoza bipolariteti dhe stres të rënduar. 4 vjet më parë ajo mori vendimin për të ndryshuar dhe këtë gjë e bëri para së gjithash për veten e saj. Nuk u konsultua me asnjë instruktor palestre dhe dietolog, por zgjodhi të bënte gjithçka vetëm. Filloi me ecje në shtëpi, shëtitje të gjata dhe pasi fitoi kontroll mbi ushqimi nisi vrapin e përditshëm. Regjimi ushqimor i Giulias është i pasur me fruta, bishtajore, mish i bardhë, peshk, makarona dhe oriz integral, perime jeshile dhe smoothie. Ka gati 5 vite që nuk ha ëmbëlsira dhe asnjë ushqim fast food. 23-vjeçarja ndan eksperiencën me ndjekësit e shumtë në Instagram dhe rënien nga pesha e quan fitoren e saj të madhe, dhe një mësim për të gjithë ata që e kanë paragjykuar.

Shpërndaje në: