Hisen Berisha: Asgjë nuk na bashkon me VV-në
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me partinë në pushtet.
Megjithatë, ai ka thënë se PDK-ja është një parti shtetformuese pa vija të kuqe me asnjë subjekt politik.
“PDK dhe VV-në i ndan backgraund-i. Le të mundohen sa të donë, nëse iu dy qeverisni bashkë bëhet marrëveshje finale ratifikohet kufiri, na njeh pavarësinë Serbia, ndoshta edhe pranojnë me hy bashkë, nuk dihet me kë. Në aspektin programor qeverisës edhe filozofisë që prezantojmë si dy subjekte. Asgjë nuk na bashkon me VV-në. Unë mendoj se PDK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, sepse është parti shtetforumese. Kurrë me votën time s’e bëj kryeministër Kurtin”, ka deklaruar ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.