Hisen Berisha arsyetohet për takimin me Martin Berishaj, thotë se edhe të tjerë janë takuar, por nuk jep emra
Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha, në T7, ka folur për takimin me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për cka u kritikua shumë.
Ai tha se nuk ka ndryshuar qëndrim për Berishajn si ambasador.
“Nuk ndryshon qëndrimi në raport me Martin Berishaj si ambasador, si pozicion politik dhe pres që organet e sigurisë ta thonë fjalën e fundit. Edhe të tjerë janë takuar por e kanë mbajtur fshehur.”
“Është gabim që mbahet ambasador, do duhej të ishte i shkarkuar”, tha ai.
Berisha u pyet nëse ka deputetë tjerë të PDK’së që janë takuar me Berishajn.
“Shumë, shumë, o shumë edhe s’e kanë bërë të ditur”, tha ai.