Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta

Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta

Nuk ka asgjë më mizore sesa shfaqja e puçrrave para një ngjarje të veçantë.

Sidoqoftë, për ta luftuar këtë dukuri ka shumë ilaçe natyrale të cilat ju ndihmojnë ta bëni këtë brenda nate.

Kuba akulli

Mbështillni kubat e akullit me një leckë të pastër dhe fërkojeni mbi puçërr për dy apo tre minuta.

Temperaturat e vogla i zvogëlojnë poret e lëkurës, duke e bërë të vështirë për to mbushjen e tyre. Gjithashtu, asnjëherë mos i prekni puçrrat me thonj, pasi që do të lënë shenjë në zonën e prekur.

Nëse keni nevojë të kruheni, aplikoni akull.

Pika për sy

A e keni ditur se pikat e syve kanë efekt edhe në puçërr? Po, pra.

Nëse keni puçrra në fytyrë, atëherë hidhni disa pika të ilaçit për sy në të për të zvogëluar acarimin.

Megjithatë, efekti i pikave për sy do të zgjasë vetëm pak orë.

Pasta e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve e thanë lëkurën, rrjedhimisht e zvogëlon ënjtjen dhe pezmatimin.

Preferohet të përdorni pastë të bardhë të dhëmbëve, pasi që ato me ngjyrë përmbajnë kimikale të dëmshme të cilat e dëmtojnë lëkurën.

Të bardhët e vezës

E bardha e vezës e largon ujin dhe ndyrësirat nga poret, të cilët janë shkaktarët kryesorë të puçrrave.

Proteina ndihmon në zvogëlimin e puçrrave të papritur, si dhe heqjen e pikave të zeza në hundë me rrënjë.

Limoni

Acidi citrik dhe vitamina C, me të cilat është i pasur lëngu i limonit, ndihmojnë në vrasjen e baktereve në puçrra, dhe shërojnë zonën ku gjenden ato.

Sidoqoftë, lëngu i limonit duhet të jetë i freskët.

Shpërndaje në: