Hiper-makina e re nga McLaren do të kushtojë më shumë se ato nga Bugatti

Hiper-makina e re nga McLaren do të kushtojë më shumë se ato nga Bugatti

Duket se kjo hiper-makinë, do të jetë shumë më e shtrenjtë se Senna

Vision GT ishte një makinë e fuqishme, por që mund të vozitej vetën në PalyStation 4, ndërsa planifikohej që të krijohej edhe një version real, për rrugë të zakonshme, transmeton Telegrafi.

Për modelin e quajtur përkohësisht BC-03, McLaren nuk ka raportuar për një kohë, derisa shfaqi pamjet që e tregojnë si duket, pa dhënë asnjë detaj shtesë.

Megjithëse detajet mungojnë, bazuar në të dhënat e siguruara, bëhet e ditur se kjo hiper-makinë e re, do të jetë shumë më e shtrenjtë se makinat e llojit të njëjtë.

Raportohet se do të kushtojë rreth katër milionë dollarë, duke e bërë kështu më të shtrenjtë, se Bugatti Senna që ka çmim duke filluar nga një milion dollarë.

Nëse lajmi i Supercar Blog është i vërtetë, atëherë BC-03, është më i shtrenjtë se McLaren Speedtail që ka çmimin absurd prej dy milionë dollarëve.

Ky çmim prej katër milionë dollarëve, mund ta bëjë Bugatti BC-03, ia kalon edhe Bugatti Chiron dhe Koenigsegg Jesko, duke e vendosur këtë McLaren në një territor të pa eksploruar.

 

Shpërndaje në: