Hidhet shorti për Ligën e Parë, këto janë ndeshjet që hapin sezonin 2021/22

Hidhet shorti për Ligën e Parë, këto janë ndeshjet që hapin sezonin 2021/22

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2021/22.

Fillimisht u tërhoq shorti për Superligë, e më pas edhe për Ligën e Parë në të dyja grupet.

Të pranishmit në emër të KE të FFK-së dhe Komisionit të Garave i ka përshëndetur kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, i cili i uroi klubet për një kampionat të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit. Edicioni i ri në Superligë do të fillojë më 21 gusht, derisa në Ligën e Parë më 28 gusht.

Superliga – Java e parë
Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani

Liga e Parë – Grupi A – Java e Parë
Trepça’89 – Liria
A&N – Drenasi
Rahoveci – Besa
Onix – Vëllaznimi
Istogu – Trepça

Liga e Parë – Grupi B – Java e Parë
Ferizaj – Vllaznia
Ramiz Sadiku – 2 Korriku
Fushë Kosova – Kika
Dardana – Vitia
Arbëria – Flamurtari

Shpërndaje në: