Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, na presin ndeshje interesante
Është hedhur shorti për ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë janë rezervuar disa ndeshje interesante.
Kjo ndodhi në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve.
Fillimisht përfaqësuesit e klubeve, në emër të KE të FFK-së, i përshëndeti dhe u dëshiroj suksese kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, deri më pas filloi tërheqja e goglave nga vazo për çiftet e kësaj faze.
Fituesja e kësaj gare në edicionin e kaluar, Llapi, do të jetë mysafire e Lirisë, derisa mjaft interesante pritet të jenë ndeshjet Prishtina-Dukagjini dhe Flamurtari-Vushtrria.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 4 e 5 shkurt, 2023.
Çiftet komplete të 1/8 së finales
Flamurtari – Vushtrria
Malisheva – Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini
Ballkani – A&N
Feronikeli ’74 – Trepça’89
Liria – Llapi
Gjilani – Vjosa
Behari – Prizreni .