Hidhet shorti në “Tokio 2020”, Donjeta Sadiku do të ketë një përballje të vështirë qysh në startim
Sot është tërhequr shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, do të përballet me boksieren nga Britania e Madhe, Caroline Dubois, transmeton Periskopi.
Caroline Dubois është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja.
Ajo normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.
Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, që ishte i pranishëm në short, thotë se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë të kalojë pengesën e parë.
Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë./Periskopi