Hidhet shorti i Championsit, ky është kundërshtari i Prishtinës

Hidhet shorti i Championsit, ky është kundërshtari i Prishtinës

Ditën e sotme UEFA ka hedhur shortin e miniturneut paraeliminator të Champions League, ku marrin pjesë kampionët e Kosovës, Prishtina.

Bardheblutë kalojnë menjëherë në gjysmëfinale dhe shorti i ka vënë përballë kampionët e San Marinos, Folgore, që janë në nivel amator dhe ndjeshëm më të dobët se Prishtina, që shkon si favorite absolute.

Kjo ndeshje do të luhet më 22 qershor. Nëse kalon në finale, Prishtina do të luajë me një nga dy gjysmëfinalistët e tjerë: Tórshavn ose Inter Club d’Escaldes. Finalja është parashikuar të luhet më datë 25 qershor dhe ndeshjet do luhen të gjitha në Ishujt Faroe.
Gjysmëfinale
Folgore (SMR) vs Prishtina (KOS)
HB Tórshavn (FRO) vs Inter Club d’Escaldes (DHE)

Finale
Folgore (SMR) / Prishtina (KOS) vs HB Tórshavn (FRO) / Inter Club d’Escaldes (DHE)

Shpërndaje në: