Hetohet rasti: A po përgjohemi nga telefonët tanë?
Një kompani sigurimesh ka bërë një hulumtim për të adresuar teorinë popullore konspiracioniste që gjigantët teknologjisë dëgjojnë bisedat tona.
Interneti është i mbushur me postime dhe video në mediat sociale ku njerëzit pretendojnë të kenë prova se Facebook-u e Google po i spiunojnë përdoruesit e tyre.
Videot janë bërë virale në muajt e fundit të njerëzve që flasin për produkte të caktuara dhe më pas shfaqeshin reklama për po ato produkte online.
Specialistët e sigurisë kibernetike në Wandera kanë bërë eksperimente online dhe nuk kanë gjetur asnjë evidencë se telefonët dhe aplikacionit përgjojnë në mënyrë sekrete.
Hulutuesit kanë vënë dy telefona – një telefon Samsung Android dhe një tjetër Apple iPhone – në një “dhomë të audios”. Për gjysmë ore ata kanë lëshuar zërin e ushqimit të maces dhe qenit. Ata po ashtu i vendosën dy telefonë identikë në një dhomë të heshtur.
Specialistët e sigurisë mbajtën hapur aplikacione për Facebook, Instagram, Chrome, SnapChat, YouTube dhe Amazon me leje të plota për secilën platformë.
Më pas ata shikuan për reklamat e lidhura me ushqimet për qenë e maca në secilën platformë dhe faqe të webit që kishin vizituar. Po ashtu analizuan përdorimin e baterisë dhe konsumimin e të dhënave në telefonët gjatë fazës testuese, përkthen nga BBC përkthen Periskopi.
Ata e përsëritën eksperimentin në të njëjtën kohë për tri ditë, dhe vërejtën se nuk kishte reklama të ushqimit për kafshët.
Në realitet, shkruan BBC, reklamuesit kanë forma shumë të sofistikuara për t’i marrë të dhënat e përdoruesve të tyre, edhe pse përgjimi nuk është një prej tyre. /Periskopi