Hetimet nga Prokuroria, flet Aliu: Ka një vendim për zgjerim të hetimeve por ende nuk është konfirmuar

Hetimet nga Prokuroria, flet Aliu: Ka një vendim për zgjerim të hetimeve por ende nuk është konfirmuar

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu gjatë një konference për media u pyet në lidhje me nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale ndaj ministrit.

Aliu tha se nuk është informuar zyrtarisht në lidhje me hetimet edhe ndaj dy zyrtarëve të ministrisë, Izedin Bytyqi dhe Naser Hafizi.

“Unë nuk kam asnjë informacion zyrtar. I tërë informacioni që e kemi është marrë nga mediat që jam edhe unë i përfshirë, pa pasur një qëndrim zyrtar nuk mund të deklarohem për këtë. Jam në dispozicion të drejtësisë dhe ligjit pa as një lloj hezitimi. Nuk kam ndonjë informacion zyrtar për zgjerimin e hetimeve. Potencialisht nga ai informacion që kam konsideroj që mbase mund të jem pjesë e hetimit. Në këtë situatë nuk mund të deklarohem për këtë çështje. Ka një vendim për zgjerim të hetimeve por ende nuk është konfirmuar dhe s’kam pas njoftim zyrtar. Kur të qartësohet, me kënaqësinë më të madhe do ta bëj këtë deklarim’, u shpreh Aliu.

Periskopi ka dërguar pyetje tek Prokuroria Speciale në lidhje me rastin, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje./Periskopi/

Shpërndaje në: