Hetimet ndaj Liburn Aliut, Haziri: Shokuese, Kurti s’po distancohet por u bë gardian i tyre

Hetimet ndaj Liburn Aliut, Haziri: Shokuese, Kurti s’po distancohet por u bë gardian i tyre

Në vitin e fundit të mandatit të këtij pushteti është shtuar numri i ministrave në Qeverinë Kurti që po hetohen për korrupsion.

I fundit që po hetohet për korrupsion është ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas dokumentit, ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e personit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t’i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Për këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai tha se skandali në këtë ministri është shokuese dhe se i kalon përmasat e cështjes për rezervat shtetërore.

Haziri e paraqet problem mosdistancimin e kryeministrit nga këto skandale.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me dicka jashtëzakonisht shokuese e cila i kalon përmasat të humbjes së grurit dhe të vajit në cështjen e rezervave të shtetit apo edhe skandalet e tjera korruptive në qeveri. Problemi më i madh është që z.Kurti nuk po distancohet nga këto, por ka dalë gardian, ka dal mbrojtës të tyre, dhe  këtu duhet me pa mendësinë e këtij administrimi të qeverisë”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari Haziri për Periskopin.

Pas raportimit në media, ka reaguar edhe ministri Aliu, i cili është zotuar se do të bashkëpunojë me prokurorinë për zbardhjen e çështjes në fjalë.

Aliu, në Facebook shkroi se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga organet e rendit,

Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në “Facebook”./Periskopi

Prokuroria nis hetimet edhe ndaj Liburn Aliut, dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit

Liburn Aliu pas njoftimit për hetime ndaj tij: Punoj çdo ditë për respektimin e ligjit

Shpërndaje në: