Hetimet e Prokurorisë ndaj KQZ-së, Radoniqi: S’kam ndonjë informacion

Hetimet e Prokurorisë ndaj KQZ-së, Radoniqi: S’kam ndonjë informacion

Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka dështuar të funksionojë të i jap të dhënat rreth procesit zgjedhor në Kosovë. Për këtë, burime të Periskopit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se është kërkuar edhe hetim rreth asaj çka po ndodhë me KQZ.

Për këtë është pyetur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencën për media.

Ai tha se s’ka ndonjë informacion, por që thotë se është në dorë të tyre të vendosin për këtë.

‘Sa i përket hetimeve të Prokurorisë nuk kam ndonjë informacion, nëse prokuroria mendon se duhet të hetoj diçka është nën kompetencën e tyre’, u shpreh shkurtimisht Radoniqi./Periskopi

Shpërndaje në: