Herrera del kundër SuperLigës Evropiane: S’mund të rri i heshtur, të pasurit po vjedhin sportin më të bukur

Herrera del kundër SuperLigës Evropiane: S’mund të rri i heshtur, të pasurit po vjedhin sportin më të bukur

Një njoftim i dalë të dielën në mbrëmje ka tronditur botën e futbollit, me reagimet që nuk po ndalen.

12 ekipet më të pasura të futbollit evropian janë bërë bashkë për të formuar një ligë të veten, të quajtur SuperLiga Evropiane.

UEFA e FIFA kanë kritikuar ashpër këto veprime të skuadrave respektive, gjashtë prej të cilave vijnë nga Anglia.

Por, edhe tri ekipe tjera, përfshirë Bayern Munchenin, Borussia Dortmundin dhe Paris Saint Germain, pritet të bëhen pjesë e kësaj lige që pritet t’i ketë 20 ekipe, shkruan Periskopi.

Asnjë lojtar i madh deri tash nuk ka folur për këtë çështje. Sidoqoftë, i fundit që ia doli të fliste e të thyente heshtjen ishte Ander Herrera.

Pas postimit në Twitter të hënën, 31 vjeçari që ka luajtur edhe për Manchester United, ka shprehur kundërshtimin e tij për këtë çështje.

“Kam rënë në dashuri me futbollin e popullit, futbollin e tifozëve, me ëndrrën për ta parë ekipin e zemrës time duke luajtur me ekipet më të mëdha. Nëse kjo super ligë avancon, këto ëndrra marrin fund.” – shkroi ai.

“E dua futbollin dhe s’mund të qëndrojë i heshtur për këtë gjë, besoj në një Champion League më të mirë, por jo në të pasurit që vjedhin njerëzit që e kanë krijuar, që nuk është më shumë se sporti më i bukur në planet.” – shtoi më tej ai.

Shpërndaje në: