Heroi i pandemisë, Dr. Sali Ahmeti, zyrtarisht në mbështetje të PDK dhe Bedri Hamzës

Heroi i pandemisë, Dr. Sali Ahmeti, zyrtarisht në mbështetje të PDK dhe Bedri Hamzës

 

Një nga emrat më të respektuar të mjekësisë në Kosovë, Dr. Sali Ahmeti, i njohur si hero i pandemisë, tashmë është radhitur publikisht në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.

 

Dr. Ahmeti ishte i pranishëm në tubimin e PDK-së në Bregun e Diellit, mbajtur në shkollën “Ismail Qemali”, ku mori pjesë edhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza.

 

Pjesë e këtij mobilizimi për ndryshim po bëhen gjithnjë e më shumë personalitete të njohura të vendit, duke i dhënë mbështetje vizionit për një Kosovë #MaMirë. Mes tyre është edhe këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, e cila është parë disa herë në tubimet e PDK-së gjatë kësaj fushate.

 

PDK vazhdon të konsolidojë mbështetjen e saj, duke bashkuar profesionistë e figura të shquara në misionin për një qeverisje më të fortë dhe më të përgjegjshme për qytetarët.

 

Shpërndaje në: