Hera e tretë që Granit Xhaka shpallet “mbret” në Zvicër

Hera e tretë që Granit Xhaka shpallet “mbret” në Zvicër

Federata e Futbollit e Zvicrës në një ceremoni të mbajtur sonte shpalli më të mirët e vitit 2023.

Çmimin kryesor, atë të futbollistit më të mirë te Kombëtarja zvicerane, e mori Granit Xhaka.

Kjo është hera e tretë në karrierën e mesfushorit nga Kosova që nderohet me këtë çmim.

31-vjeçari ishte votuar si më i miri edhe në vitet 2017 e 2022.

Në garën për më të mirin e vitit 2023, Xhaka mposhti konkurrencën e Manuel Akanji dhe Zeki Amdouni, që ishin dy të nominuarit tjerë.

Shpërndaje në: