Hera e fundit kur Thaçi u vizitua në Hagë nga babai

Hera e fundit kur Thaçi u vizitua në Hagë nga babai

Haxhi Thaçi, ka vdekur të dielen në moshën 87 vjeçare.

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për një kohë kishte qenë i shtrirë në spital shkaku i gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ai kishte mall të madh për të birin, i cili tash e gati pesë vjet po mbahet i burgosur nga Haga.

Këtë të fundit, arriti ta takonte vetëm pak ditë para se t’i mbyllte sytë.

Hashim Thaçi, u lejua nga Dhomat e Specializuara ta takonte babain e tij më 13 mars.

Por, Haxhi Thaçi, e kishte vizituar djalin e tij në Hagë edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe në moshë të shtyrë.

Hera e fundit ishte 19 maji, i vitit të kaluar, ku ai bashkë me gruan Hyrën ishin në Qendrën e Paraburgimit./Periskopi/

Shpërndaje në: