Heq rrudhat dhe celulitin, receta e pijes që mendohet të jetë një antidot për plakjen e lëkurës

Heq rrudhat dhe celulitin, receta e pijes që mendohet të jetë një antidot për plakjen e lëkurës

Ju mund të keni vënë re influencuesit e Instagramit apo të shëndetit që flasin rreth ushqimit, kolagjenit dhe rëndësisë për praninë e kësaj proteine. Kjo për shkak se ka prova të mjaftueshme që lëkura jonë ruan elasticitetin dhe mbron kockat, nyjet dhe organet tona me ndihmën e kolagjenit.

Një nga mënyrat më të lehta dhe më efektive për të konsumuar kolagjenin është përmes peptideve të kolagjenit të hidrolizuar në formë pluhuri. (Kolagjeni i hidrolizuar do të thotë se aminoacidet në kolagjen janë shkatërruar, duke e bërë më të lehtë për trupin tuaj që ta tresë). Trupi juaj e dërgon kolagjenin në vendin ku ju keni nevojë më së shumti.

Përfitimet e kolagjenit:

-përmirëson elasticitetin e lëkurës;

-mbron kockat, nyjet dhe organet;

-ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe djegien e yndyrës.

Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin e njeriut, por me kalimin e kohës organet tona e prodhojnë më pak këtë proteinë. Një prodhim i ulët i kolagjenit shkakton humbjen e elasticitetit të lëkurës, gjë që më pas sjell rrudhat, thatësinë në lëkurë, lëkurën e lirshme apo të varur.

Mos harroni, nuk ka ilaç magjik që do të ndalojë ose të ndryshojë plakjen e lëkurës. Megjithatë, studimet kanë treguar se marrja e suplementeve të kolagjenit mund të përmirësojë dukshëm pamjen e lëkurës duke rregulluar elasticitetin e lëkurës në katër javë dhe duke zvogëluar rrudhat në tetë javë.

Kolagjeni gjithashtu luan rol edhe në shëndetin e përgjithshëm. Studimet kanë treguar se marrja e kësaj proteine në mënyrë të rregullt ndihmon simptomat e osteoartritit dhe ndihmon në zbutjen e venave të fryra etj.

Gjithashtu studimet kanë treguar se kolagjeni ndihmon edhe në përmirësimin e shëndetit të tretjes, tek njerëzit që kanë sëmundje inflamatore të zorrëve si dhe përmirëson pamjen duke mos lejuar celulit tek gratë.

Pluhuri i kolagjenit mund të shtohet në pije të nxehta dhe të ftohta.

Një recete e një pije me proteinë kolagjeni

Përbërësit:

1 lugë kafe pluhur kolagjeni;

1 banane e ngrirë e vogël;

1 filxhan qumësht bajame pa sheqer;

1 lugë e vogël gjalpë bajame;

1/2 filxhan kos;

4 kube akulli.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku në një blender me shpejtësi të lartë derisa të formohet një lëng, i cili është gati për t’u konsumuar.

Dozimi: Konsumoni 1/2 deri 1 lugë të vogël pluhur kolagjeni në ditë dhe rezultatet do t’I shihni pas katër deri në gjashtë javë.

Shpërndaje në: