“Helvetët” e nisin me fitore, Zvicra e Xhakës siguron tre pikët ndaj Hungarisë
Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore në duelin e parë të tyre të grupit A ndaj Hungarisë
Helvetët triumfuan me rezultat 3-1 ndaj hungarezëve.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të zvicëranëve, falë golave të Duah dhe Aebischer.
Në pjesën e dytë, hungarezët ngushtuan epërsinë, kur sulmuesi Barnabas Varga realizoi në minutën e 66-të.
Zvicëranët vulosën fitoren në kohën shtesë, kur Breel Embolo pasi u inkuadrua në lojë, realizoi një gol të bukur, për të mos i lënë asnjë gjasë Hungarisë.
Zvicra tani i prin grupit A bashkë me Gjermaninë, duke marrë pikët e plota pas ndeshjeve të para.