“Helme në parfum”, a duhet të shqetësohemi për përmbajtjen e aromatizuesve të trupit?
Në kohët e sotme jemi paralajmëruar për përdorimin e shumë artikujve, të cilët shpesh thuhet se mund të jenë të mbushur me kimikate që më pas çojnë në kancer, dëmtime nervore apo sëmundje të tjera.
Dhe ka shumë paralajmërime për parfumin, i cili mund të jetë një helm i mundshëm.
Dhe kështu ka lindur ideja e “parfumit të pastër”, njëlloj si e ushqimit të pastër apo e produkteve kozmetike të pastra, për të cilat shpesh thuhet se na bëjnë keq, pasi mund të kenë substanca “toksike”.
Nuk ka dyshim se parfumi i ditëve të sotme ka tendencë të ketë një aromë shumë më të rëndë sesa kishte dikur, pasi sot parfumet krijohen për t’ju rezistuar edhe orëve të gjata në punë. Shumica e rregulloreve të prodhuesve përqëndrohen në reagimet potenciale të lëkurës, kështu që prodhuesit kërkojnë materiale të reja që ruajnë erën e fuqishme në doza të ulëta, për të zvogëluar ekspozimin. Megjithatë, këto substanca shpesh kanë një aromë shumë të fortë, dhe përpjekjet e industrisë për të hequr frikën në publik kanë përfunduar duke e përforcuar atë.
Asnjë parfum nuk mund të pretendojë se përmban zero kimikate. Të gjitha kanë kimikate. Normalisht që parfumet mund të përmbajnë edhe aromën e trëndafilave të sintetizuar me më shumë se 300 hidrokarbure. Natyrisht, jo çdo gjë natyrale është e mirë për ne dhe jo çdo gjë sintetike është e keqe.
Shqetësimet aktuale qarkullojnë rreth substancave që imitojnë hormonet. Disa studime duket se tregojnë se këto substanca mund të jenë potencialisht kancerogjene ose endokrine-ndërprerës, ndërsa studime të tjera kanë dalë në përfundimin se rreziqet janë të papërfillshme. Në BE, shumica e phthalates (substancë si hormone) ose janë tashmë të ndaluara ose në diskutim për t’u ndaluar.
Megjithatë, një ide e shkëlqyer që po zhvillohet në industrinë e kozmetikës është që produktet kanë filluar të listojnë përbërësit e tyre. Industria e aromave e ka kundërshtuar këtë ekspozim të përbërësve, por misteri ndërkohë ushqen edhe më shumë dyshimet.