Hekuran Murati e shpërblen shokun e babait, fiton tenderin e dytë nga Ministria e Financave
Ministria e Financave ka shpërblyer me tender për herë të dytë, mikun babait të Ministrit Hekuran Murati. Agron Çerkini që edhe më parë kishte përfituar nga ministri Murati duke u angazhuar si konsulent për tatimin në pronë, tashmë është angazhuar si “ekspert në bujqësi”.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 8 mijë euro.
Agron Çerkini, që tashmë është ekspert i bujqësisë, kishte përfituar edhe më parë nga ministria e Muratit.
Ai ishte angazhuar si konsulent për tatimin në pronë.
Ministria e Financave kishte nënshkruar kontratë me të për konsulent për tatimin në pronë si mbledhje e detyrueshme e detyrimeve të tatimit në pronë me 27.01.2023.
Ai merrte aty një pagë prej 2 mijë e 400 euro.
Gazeta Insajderi kishte raportuar se Çerkini është i afërt me babain e Ministrit Hekuran Murati.
Muhamet Murati (babai i Muratit) ka shoqëri me Çerkinin. Ata dalin edhe për të pirë kafe së bashku.
Në anën e majtë babai i Hekuran Muratit dhe në anën e djathtë Agron Çerkini.