Hedhjet e shisheve drejt lojtarëve polakë erdhën nga zona ku po qëndronin ‘Plisat’ – komentatori i RTSH
Minuta e 77-të e ndeshjesh Shqipëri-Poloni përkoi me një moment të pakëndshëm.
Pas golit të shënuar nga Sviderski, vërshuan shishet pas një provokimi të futbollistit që sapo kishte shënuar golin.
Gjyqtari Turpin vendosi të ndërprejë ndeshjen duke pezulluar ndeshjen deri në një vendim të dytë.
Albania vs Poland is currently on pause
This might be the reason ?
— VBET News (@VBETnews) October 12, 2021
Dhe, sipas komentatorit të RTSH-së, shishet u hodhën nga zona e stadiumit ku po qëndronte tifogrupi i klubit të Prishtinës, ‘Plisat’.
‘Idiotësia’ e një grumbulli fansash, kushdo qofshin, në fund i kushton Shqipërisë me pezullim të takimit deri në një vendim të dytë. /Periskopi.com/