Haziri thotë se “ka diçka të fshehtë” në deklaratat e kryeministrit: Qeveria Kurti ka futur duart në buxhetin e shtetit si askush më parë

Haziri thotë se “ka diçka të fshehtë” në deklaratat e kryeministrit: Qeveria Kurti ka futur duart në buxhetin e shtetit si askush më parë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se Qeveria Kurti karakterizohet me korrupsion.

Haziri tha sekjo qeveri i ka futur duar në buxhetin e shtetit si askush më parë.

“Kjo Qeveri nuk u tregua aspak imune ndaj keqpërdorimeve dhe korrupsionit në institucione qeveritare. Skandalet e gjetura nga gazetaret, tenderët sekret të gjetur dhe publikuar nga LDK, raporti i auditirit të pavarur nga dëshmon se Qeveria Kurti ka futur duart në buxhetin e shtetit si askush më parë. Kjo Qeveri identifikohet me keqpërdorimin e shtijes/blerjes së energjisë, e njohur si mafia energjetike e deri te keqpërdorimet e rezervave të shtetit, ku hynë gruri dhe buka e popullit”, tha Haziri.

Duke marrë parasysh deklaratat e fundit nga vetë kryeministri, Haziri thotë se këtu ka diçka.

“Me vetë faktin që po mbrohen çdo ditë nga keqpërdorimet, tregon fakti se diçka ka. Mos dekretimi i Prokurorit të shtetit është treguesi më i mirë që me vite kanë shkaktuar “vrima” për keqpërdorim, që nuk mund t’i ndalin”, tha Haziri.Sipas Hazirit, nuk ka asnjë rast të vetëm ku kjo Qeveri është distancuar nga keqpërdorimet.
“Manipulimi me politika, nuk mund të amneston manipulimin me paranë publike. Ata janë nën një jorgan bashkë. Më e keqe e kësaj Qeveria është se janë mbrojtës dhe gardian të keqpërdorimeve të buxhetit. Nuk kemi një rast të vetëm që janë distancuar nga gjetjet e mëdha të keqpërdorimeve”, tha Haziri për GazetaBlic.

Shpërndaje në: