Haziri: Qeveria Kurti ka përjashtuar Gjilanin nga invesimet, LDK shpresë për qytetarët
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti duke thënë se e ka përjashtuar Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria aktuale i ka bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore, ndërsa shton se LDK është shpresë për qytearët.
Postimi i tij:
Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK besë dhe shpresë për qytetarët
Shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt.
Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore.
Ju falenderojmë shumë për përkrahjen e madhe dhe këtë besim ndaj vizionit tonë për Gjilanin e Anamoravën zhvillimore, do t’ua kthejmë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën!