Haziri për përjashtimin nga Procesi i Berlinit: Do të jetë goditje më e rëndë se mosanëtarësimi në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK ka mbajtur qëndrim ortodoks sa i përkët çështjes së Procesit të Berlinit, duke qenë aktive dhe e lumtur që ky proces për Ballkanin Perëndimor po ndërton mekanizma ku mund të jemi pjesë e saj të barabartë.
Por, mundësia e përjashtimit të Kosovës nga ky Proces, shkaku i Qeverisë, do të jetë goditje më e rëndë se sa mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës.
“LDK ka mbajtur qëndrim ortodoks sa i përket kësaj çështje, ka pranuar procesin e Berlinit, ka qenë aktive dhe e lumtur që ky proces i Berlinit për Ballkanin Perëndimor po ndërton mekanzima ku ne mund të jemi pjesë e saj të barabart. Ndërsa z.Kurti ka mbërri në pikën ku Kosova mund të mos jetë nga tetori pjesë e këtij mekanizmi. Kjo do të jetë goditje më e rëndë se mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës. LDK nuk ka dashtë me ba asnjë lloj konsumi politik çështjen e mosanëtarësimit problematike në Kosovë, sepse ka qenë edhe mbetet çështje më e rëndë që kjo qeveri i ka shkaktuar vendit”, tha Haziri në Interaktiv të KTV-së.