Haziri: Pa LDK’në as nuk bëhen procese, as nuk mbyllen procese – ne jemi determinues

Haziri: Pa LDK’në as nuk bëhen procese, as nuk mbyllen procese – ne jemi determinues

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë një rol krejt të ri, teksa ka shtuar se synim i tyre është që kjo parti të kthehet si e para në vend.

Në një intervistë për Reporteri.net, Haziri ka thënë se pa LDK’në as nuk bëhen procese, e as nuk mbyllen, pavarësisht përqindjes.

“Ne jemi determinues….Edhe kur jena kanë 80 përqind, edhe kur jena kanë 49 përqind edhe kur kena mbetë 12 përqind, shihet roli i LDK’së është pak a shumë i njëjtë”, ka deklaruar Haziri.

Ai është shprehur optimist për rikthimin e kësaj partie.

“Unë besoj që LDK’ja po rikthehet. Një rikthim i LDK’së, jo vetëm si lëpirje e plagëve të vjetra të 2021 dhe përsëritje e këtyre lëndimeve që LDK’ja i ka pas për shkak të moskuptimit të veprimeve tona shpeshherë, do të bën që LDK’ja me pas krejt një rol krejt të ri pas 9 shkurtit dhe një rol udhëheqës edhe kritik”, ka thënë Haziri.

 

Shpërndaje në: