Haziri: Ndërkombëtarët thonë që arkivolin e dialogut e ka mbulu Albin Kurti
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka qenë i ftuari i radhës në një intervistë për Periskopin.
Ai ka komentuar deklaratat e pushtetit për dialogun.
Haziri tha se partnerët ndërkombëtarë thonë se dialogun e ka mbuluar në arkivol kryeministri Albin Kurti.
“Dialogu është trajtu si i vdekur, gozhdën e fundit në arkivol ia kanë vendos, në rastin tonë Vuciqi, nëse dëgjon Konjufcën.
Por, ajo cka është e vërtetë, partnerët ndërkombëtar, ndërmjetësi ndërkombëtar dhe lehtësuesi që janë BE-ja dhe ShBA-ja, ata po thonë që arkivolin e ka mbulu Albin Kurti”, u shpreh ai për Periskopin.