Haziri: Ministrat e Kurtit i kanë quajtur partitë opozitare bërllok

Haziri: Ministrat e Kurtit i kanë quajtur partitë opozitare bërllok

Lutfi Haziri nga LDK-ja, ka thënë se nuk duhet të merren me gjuhën fyese të Sami Kurteshit të  Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se shefi i VV-së dhe ministrat i kanë quajtur partitë opozitare bërllog.

“Ne nuk duhet me u mer me sjelljen e Sami Kurteshit i cili mund të ketë fjalor të papranueshëm e me harru se cka ka thënë kryeministri në fushatë, dhe cka kanë thënë ministrat e tij në fushatë. Ministrat e tij në fushatë ia kanë adresu partive opozitare si parti bërllogu, janë adresu me fjalori dhe me atributin ma të kqija që një fjalor mundet me i pranu normal në politik nuk do të pranohen”, u shpreh Haziri.

Video

Shpërndaje në: