Haziri: Kurti vepron me inati, nuk e di peshën e negociatave
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në sezonin e ri të intervistave në Periskopi, ka folur edhe rreth procesit të dalogut dhe Marrëveshjes së Ohrit.
I pyetur nga gazetari Maxhuni se: Pse degraduam kaq shumë në dialog?
Haziri u përgjigj se Kurti ndërmerr veprime me inate të cilat e çojnë në gabime politike.
“E degradoi se inati. Në politikë ai që vepron me inati, veprimet i bën me inercion, kur je inatxhi, inati të çon në gabime politike. Inati duke e lidhur me të kaluaren, partitë e tjera, duke u thirrë në rishikim të marrëveshjeve. Duke mos i ditë përmbajtjet e marrëveshjeve, duke mos e ditë rëndësinë edhe peshën e negociatave, se sa vështirë ka qenë me i kapitalizu, me i ndërtu. Sa vështirë ka qenë me i shpërbë strukturat paralele edhe me i integru, natyrshit që ka pasur gabime, natyrisht…”