Haziri: Kurti mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike

Haziri: Kurti mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dhe do të mbetet ushqyesi i ndarjes politike, si dhe frikës së popullit të Kosovës.

E lidhur me këtë, ai shton se vjen një pikë ku mbërrin kulmin, e kryengritja politike nuk ka të ndalur.

“Fragmentizimi, ndarja në Kosovë ka ndodhur nga Albin Kurti, e ka ushqyer frikën te populli i Kosovës, dhe e ka ushqyer ndarjen. Ushqyesi kryesor e frikës politike dhe ndarjes politike është dhe ka qenë Albin Kurti. Vjen pastaj një pike, kulmon momenti, rrethanat, dëshpërimi, e kryengritja politike nuk mund të ndalet”, tha Haziri në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, nënkryetari i LDK-së thotë se Kurti ka shfrytëzuar vizitën e tij në rezidencën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

“Kjo është kur shfrytëzohet gjithçka, në këtë vend nuk ka mbetur asgjë pa u shtrydhur. Ka shfrytëzuar një projekt që është nënshkruar nga Vlora Dumoshi”, tha ai.

Shpërndaje në: