Haziri: Kurti i sheh numra qytetarët e Kosovës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, duke thënë se ata u kanë dhënë shpresë qytetarëve, porse nuk kanë arritur të shtyjnë përpara asnjë proces.
“Duhet me te mbajtë peng kur ke mbështetje qytetare, kur ke shkaktu shpresë edhe besim edhe mos me i shty së paku një proces ose dy procese të brendshme që lidhen me zhvillimin e vendit. Kjo lidhet me mendësinë e kësaj qeverie”, ka thënë Haziri në “Politiko”
Tutje, ai ka akuzuar Kurtin se qytetarët i sheh vetëm si numra, duke thënë se “500 mijë do t’i ketë pas vetes”.
“Herën e kalume zotri Kurti doli me ofertën “Krejt dhe drejt”, po krejt donte me i pasë mas veti. Tash po don një pjesë tyre, 500 mijë. Është numër nuk është qytetar. Zotri Kurti i sheh numra qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haziri.
Haziri ka thënë se partia e tij e ka fituar fushatën parazgjedhore dhe se tashmë i mbetet të punojë për rikthimin e madh.