Haziri: E kemi pru punën që ambasadat me punu për një parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se ndarja e mërgatës ka ndodhur para tri vjetëve, duke iu referuar tubimeve të partive politike në diasporë.
Haziri ka lavdëruar mërgatën për kontributin e dhënë, duke i quajtur si ‘heronj të gjallë’, por ka theksuar se ata nuk janë determinues të rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë.
“Ndarja e mërgatës ka ndodhur para tri vjetëve. Është një e vërtetë tjetër e madhe dhe nuk është kontradiktore fjala jeme që me kënd bahet mërgata ia jep shkëlqimin fitores, por nuk janë determinues të rezultatit”, ka thënë Haziri në Kanal10.