Haziri e “çon në qiell” kryeprokurorin Isufaj: Tregoi profesionalizëm deri në detajin e fundit
Nënkryetari Lutfi Haziri ka folur pas ngritjes së akatakuzës në rastin Banjska, për të cilën e vlerësoi edhe punën e kryeprokurorit Blerim Isufaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri përmendi faktin kryeprokurori Isufaj jo rastësisht e ngriti aktakuzën me datë 11 shtator (në 23 vjetorin e sulmit në ShBA).
“Aktakuzë me fakte e gjetje që tani gjykata duhet të garantojë drejtësi dhe profesionalizëm, si snajperisti që nuk fali, si polici që nuk gaditi pas shpines se atyre që iknin me bisht nën këmbë, por edhe prokurori që nuk lejoji improvizim por vetëm fakte dhe fakte të gjetura dhe te deshmuara.9/11 i Kosovës, në dimensionin tonë është 9/24, për nga natyra dhe qëllimi i terroristëve. Shpirti i rreshhterit Ragip Bunjaku bën dritë sepse ai parandaloi të keqen e madhe për Republikën që e deshi deri në flijim. Prokurori dhe polici Kosoves janë të vetmit që sakrifikicën e tij po e çojne në vend me drejtësi
Faleminderit deri në gjunjëzim vetëm këtyre”, ka shkruar Haziri ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Ata që po palohen para të vrarëve dhe po krekosen para të gjallëve për konsum politik, herët a vonë u del boja!
9/11 u përkujtua dje dhe nuk është rastësi që në këtë datë Kryeprokurori i speciales, Blerim Isufaj, ngriti aktakuzën në rastin e sulmit terrorist në Manastrin e Banjës. Tregoi profesionalizëm deri në detajin e fundit, hetoi e hulumtoi çdo skutë të errët që ideoi, përgatiti, planifikoi dhe sulmoi Kosovën në një natë të errët më 24 shtator.
Kosova nuk arriti ta parandalojë, por fal njësive elitare të policisë së shtetit, inteligjencës së vendit dhe koordinimit me aleatët, e ne vecanti SHBA, arriti ta neutralizojë sulmin dhe ta eleminojë sulmin terrorist, ku përveç të vrarëve, ka të burgosur dhe tashmë është më aktakuzë për terrorizëm, qindra pjesëtar nga Kosova e jashte saj.
Falënderimi për z.Isufaj dhe hetuesit është që nuk ranë në grackën e politikës dhe presionit të tyre për një aktakuzë të shpejtë që del nga Raport i zyrave të qeverisë, të cilët na bënë horë kur e kanë dërguar nëper Europe, duke menduar qe e kanë gjetur fajtorin dhe tash duhet vetëm ekzekutimin ta bëjnë. Raport me të cilin besonin vetëm ata, por profesionalizmi i prokurorëve dhe njësive elitare zbardhi imazhin e Kosovës para aleatëve dhe e shpëtuan Kosovën.
Aktakuzë me fakte e gjetje që tani gjykata duhet të garantojë drejtësi dhe profesionalizëm, si snajperisti që nuk fali, si polici që nuk gaditi pas shpines se atyre që iknin me bisht nën këmbë, por edhe prokurori që nuk lejoji improvizim por vetëm fakte dhe fakte të gjetura dhe te deshmuara.
9/11 i Kosovës, në dimensionin tonë është 9/24, për nga natyra dhe qëllimi i terroristëve. Shpirti i rreshhterit Ragip Bunjaku bën dritë sepse ai parandaloi të keqen e madhe për Republikën që e deshi deri në flijim. Prokurori dhe polici Kosoves janë të vetmit që sakrifikicën e tij po e çojne në vend me drejtësi
Faleminderit deri në gjunjëzim vetëm këtyre.
Ata që po palohen para të vrarëve dhe po krekosen para të gjallëve për konsum politik, herët a vonë u del boja!