Hazard zhgënjen tifozët e Chelseat

Periskopi.com Sporti

Anësori i Chelseat, Eden Hazard ka konfirmuar se dëshiron ta fitojë Topin e Artë dhe ky qëllim mund të arrihet vetëm në Spanjë.

Në konferencën për shtyp me Belgjikën, Hazard nuk i shpëtoi pyetjeve për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge, që megjithatë nuk do të ndodhë para verës, transmeton Periskopi.

Ai është i lidhur qysh në dy sezonet e fundit me një kalim te Real Madrid, që më në fund duket se do të ndodhë.

I pyetur se është lojtari më i mirë në botë për momentin, Eden tha: ”Po (qesh), ta kam thënë edhe më parë dhe po ta them sërish po”.

”Dëshira ime është që të fitojë Topin e Artë dhe 10 vitet e fundit ky çmim ka shkuar në Spanjë, ndoshta edhe unë do shkoj atje. Në janar jo, por në verë nuk i dihet”, deklaroi lojtari i Chelseat.

Hazard është golashënuesi më i mirë në Premier League për momentin, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që pati në këtë fillim sezoni./Periskopi/

Shpërndaje në: