Hazard nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid

Hazard nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid

Edhe pse Eden Hazard nuk luan rregullisht te Real Madridi, belgu është i vendosur të përmbushë kontratën e tij me klubin spanjoll deri në fund (2024).

Sipas The Athletic, mesfushori 32-vjeçar u takua në shkurt me përgjegjësit për skuadrën për të analizuar situatën e tij në klub dhe Hazard ishte i vendosur të thoshte se nuk ka ndërmend të largohet dhe se dëshiron të vazhdojë sezonin e ardhshëm. Belgu është një nga lojtarët më të paguar të Real Madridit.

Gjiganti spanjoll nënshkroi mesfushorin në vitin 2019 pasi e kompensoi Chelsean për 100 milionë euro dhe marrëveshja mund të kishte arritur në 160 milionë euro nëse do të ishin përmbushur objektivat në kontratën e tij.

Hazard nuk ka shkuar përtej 20 paraqitjeve në ligë në katër sezone.Emri i lojtarit është lidhur me një lëvizje të mundshme në Ligën e Futbollit të Amerikës së Veriut (MLS), por kjo mund të ndodhë vetëm në vitin 2024

Shpërndaje në: