Hazard njofton për pensionimin e tij nga kombëtarja e Belgjikës

Hazard njofton për pensionimin e tij nga kombëtarja e Belgjikës

Ylli i Belgjikës, Eden Hazard, zyrtarisht ka njoftuar se është pensionuar nga detyra ndërkombëtare.

Penisionimi i Hazard vjen pas performancës turpëruese të Belgjikës në Katar 2022, ku u eliminuan qysh në fazën e grupeve.

Hazard, përgjatë karrierës ndërkombëtare u paraqit në 126 ndeshje mes viteve 2008 – 2022, periudhë në të cilën ai shënoi 33 gola.

Njoftimi i 31-vjeçarit shënon fillimin e fundit të të ashtuquajturit ‘Brezi i Artë’ i Belgjikës.

Shpërndaje në: