Hazard kërkon falje pas abuzimeve brutale – fansat të frustruar me qeshjet e tij pas ndeshjes mbrëmë

Hazard kërkon falje pas abuzimeve brutale – fansat të frustruar me qeshjet e tij pas ndeshjes mbrëmë

Eden Hazard ka qenë figurë frustruese në mesin e fansave madrilenë, pas transferimit nga Chelsea në lëvizjen e bujshme ‘galactico’, transmeton Periskopi.

Gjërat për të nuk kanë shkuar aspak sipas planit, teksa lëndimet e vazhdueshme i kanë kushtuar me minutazhë të reduktuar.

Indiferent për 89 minuta sa luajti ai ishte dhe mbrëmë, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions Leagues kundër Chelseat, të cilën Real Madridi e humbi me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Mirëpo, paraqitja e tij nuk ka qenë shkas i frustrimit të fansave me të. Fakti se ai u pa duke u tallur e duke buzëqeshur pas vërshëllimës së fundit mbrëmë me dyshen e Chelseat, Kurt Zouma dhe Edouard Mendy, ishte kulmi për të gjithë ata që janë të lidhur me madrilenët.

E Belgu ka reaguar tash përmes një postimi në Instagram duke kërkuar falje: ”Më falni. Kam lexuar shumë mendime për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja fansat e Real Madridit. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj për Real Madridin dhe erdha këtu për të fituar. Sezoni nuk ka përfunduar dhe së bashku tash duhet të luftojmë për La Ligan! Hala Madrid!” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: